facebookgoogle plusrss feedmesazh

11 May 2014

Vetura e Walker shkonte 88 km/h? Defekti në automjet ia mori jetën?

E veja e Roger Rodas, vozitësit të automjetit në aksidentin ku humbi jetë edhe Paul Walker, ka ngritur një padi duke thënë se vetura shkonte në shpejtësi prej 88 kilometrash në orë në momentin e aksidentit.

Kjo deklaratë vjen në kundërshtim me Departamentin e Sherifit në Qarkun e Los Angelesit që ka raportuar se vetura sportive Porsche ishte në 145 km/h në momentin e përplasjes që u mori jetën dy të ndjerëve.

Rodas pohon se burri i saj dhe aktori i famshëm humbën jetën si pasojë e një defekti në automjet dhe ka paditur prodhuesit e Porsches, si fajtor për vdekjen e tyre.

Në akuzë thuhet se burri i saj është përpjekur ta mbajë automjetin në rrugë, porse nuk ka arritur ta bëjë këtë për shkak të një defekti teknik në të.

Sipas Kristine Rodas, rrota e djathtë e përparme e Porsche Carrera GT është kthyer vetvetiu dhe burri i saj i ndjerë (një vozitës profesionist) nuk ka arritur që ta drejtojë automjetin që është përplasur në dru dhe ka marrë flakë.

“Carrera GT ishte e pasigurt për përdorim për shkak të defekteve në prodhimin e saj, dizajnin, testimin, përbërësit dhe ndërtuesit, prandaj nuk ka qenë e sigurt për vozitje”, thuhet mes tjerash në akuzë. /Telegrafi/

No comments :

Post a Comment