Ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra redukton rrezikun e vdekjes me 25%, në rastin e atyre njerëzve që kanë kaluar një infarkt në miokard.
Çdo dhjetë gramë fibra në ditë, të cilat gjenden te bizelet, brokoli, bajamet etj, shënojnë një reduktim rreziku në masën 15%, në raport me ata persona që konsumojnë më pak.
Këtë fakt e tregon një studim i publikuar në “British medical journal”, studim i zhvilluar mbi 2258 femra dhe 2840 meshkuj, të cilët paski kishin kaluar një infarkt u mbajtën në monitorim për 9 vjet nga studiuesit e Harvard school of public health në Boston (SHBA). Gjatë periudhës së monitorimit gjetën vdekjen 682 femra dhe 451 meshkuj.
Studiuesit konstatuan se personat që konsumonin më shumë fibra jetonin më gjatë se ata që nuk konsumonin ushqime të tilla.
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment