Prindërit duhet të jenë më të vëmendshëm që të mos neglizhojnë kujdesin ndaj fëmijëve të tyre, veçanërisht sa i takon orëve të qëndrimit para pajisjeve teknologjike. Koha e rekomanduar për qëndrimin para televizorit nuk duhet të kalojë më shumë se 30 minuta.
Por, në të vërtetë fëmijët shqiptarë shpenzojnë më shumë se 4 orë duke qëndruar para pajisjeve të tilla. Mjekët theksojnë se, është e nevojshme që fëmijët të kontrollohen për shikimin sa më herët, kjo në mënyrë që të korrigjohen të gjitha problemet që mund të shfaqen që në vegjëli.
Vetëm në këtë formë mund të kurohen me sukses dhe parandalohet rëndimi i shikimit deri në verbërim. “Në 10 fëmijë që ekzaminohen, dy deri në tre kanë probleme që janë shkaktuar si pasojë e përdorimit të teknologjisë moderne. Fëmijët nuk duhet të qëndrojë përpara kompjuterit, televizorëve me orë të zgjatura, sepse sytë e fëmijëve deri në moshën 10 vjeç nuk janë formuar.
Deri në moshën 10-vjeçare nuk duhet t’i blejmë kompjuter, tabletë apo mjete të teknologjisë së fundit. Fëmija duhet të shohë programin në televizor gjysmë ore dhe vetëm kaq. Nëse një fëmijë dy-tre-vjeçar e vendos përpara një ekrani për orë të tëra, atëherë do të ketë probleme. Prindërit duhet të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.
No comments :
Post a Comment