facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

05 January 2019

Studimi: Fëmijët që flenë me prindërit janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur

Një studim i kryer nga dy universitete prestigjioze ka konfirmuar se fëmijët që flenë me prindërit kanë një gjendje psikologjike dhe shëndetësore shumë më të mirë se ata që flenë menjëherë në dhomën e tyre të gjumit.

Kjo doli si rezultat i një studimi specifik që shpjegon se afërsia me mamanë dhe babain krijojnë një ndjesi lumturie se sa në rastet kur fëmijët flenë vetëm.

Le të zbulojmë sëbashku  detajet e studimit:

Sa herë kemi pasur probleme me vendosjen e shtratit të foshnjës?

Shumë, sidomos gjatë vitit të parë të jetës, në të cilin të afërmit dhe miqtë thonë idetë e tyre konfuze dhe nuk na bëjnë të veprojmë në mënyrë të pavarur.

Për të hequr çdo dyshim në lidhje me këtë, një hulumtim i veçantë u krye nga hulumtuesit në Universitetin e “Maryland” dhe “Radbound”, botuar nga revista shkencore “Child Development”.

Qëllimi i tyre ishte për të kuptuar ndryshueshmërinë e gjumit të foshnjave dhe të gjitha pasojat gjatë periudhës së vitit të parë të jetës, që është më i rëndësishmi.

Konkretisht, studiuesit e udhëhequr nga Dr. Beijers, kryen një studim të zgjatur në kohë që monitoron rreth 200 fëmijë dhe natyrisht prindërit e tyre.

Prindërve iu kërkua të mbanin dhe përditësonin një ditar të përditshëm, duke treguar me detaje gjithçka që lidhej me gjumin e fëmijës së tyre.

Më pas, studiuesit analizuan modelet e gjumit të fëmijëve në mes të moshës gjashtë dhe tetë vjeç, duke kuptuar se si vendndodhja e natës ishte thelbësore për psikikën dhe shëndetin e tyre.

Çfarë doli nga studimi?

Studimi konfirmoi se sa e rëndësishme është për të porsalindurin që gjatë vitit të parë të jetës të ketë shtratin në të njëjtën dhomë ku prindërit flenë. Falë kësaj afërsie fëmija do të jetë në gjendje të ketë shumë përfitime, jo vetëm mendore por edhe fizike.

Përveç kësaj, duke u rritur do të ruajë një cilësi të shkëlqyeshme të gjumit dhe marrëdhënie sociale më të qeta për t’u vendosur.

Aspektet negative?

Pothuajse asnjë, pra kjo zgjidhje është ideale, si për të vegjëlit, edhe për gjumin e prindërve me shumë më pak ankth.

Dr. Beijers gjithashtu theksoi se do të kryhen hulumtime të mëtejshme, në mënyrë që të kenë rezultate të tjera në lidhje me gjumin e foshnjës.

Marur nga: /blitz.al/

No comments :

Post a Comment