16 March 2013
Kujdes, pa këtë element të bie imuniteti!
Hulumtimi i ri amerikan ka treguar lidhjen në mes mungesës së zinkut me ndryshimet në reaksionin e sistemit të imunitetit.
Studimi i ri amerikan është kryer në laborator duke përdorur qelizat njerëzore dhe duke përcjellë shfaqjen e inflamacioneve në varësi nga mungesa e zinkut. Popullata e synuar e të testuarve kanë qenë personat me sepsë dhe në njësitë e kujdesit intensiv.
Përfundimet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Cell Reports” dhe tregojnë që zinku ka rol kyç në sistemin e imunitetit duke u lidhur në proteina të caktuara dhe duke ndaluar ose stimuluar rrugë specifike të reaksionit të sistemit të imunitetit. Për më tepër, autorët e studimit kanë zbuluar lidhjen në mes deficitit dhe inflamacioneve të forta si pasojë e reaksionit të sistemit të imunitetit.
Megjithatë, shkencëtarët kanë theksuar që është e nevojshme të kryhen studime tjera, të cilat do të vërtetonin se cilën dozë, sa gjatë dhe saktë cilëve pacientë duhet t’u jepet zinku në formë të shtesave të ushqimit për t’u arritur efekti i synuar i reduktimit të reagimit inflamator.
Burimet e pasura të zinkut janë: frutat arrore, farat, tharmi i birrës, tërshëra, mishi, veçanërisht mishi i pulës. Pastaj guaskat, gaforret, mëlçia, gjedhi, frutat e detit, drithërat integrale, tofu, bimët bishtajore, meli.
Kategoria:
Shëndet
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment