facebookgoogle plusrss feedmesazh

20 March 2013

Edhe kjo! Në Kosovë panairi i dasmave!

GRANDdecor, kompani tashmë e mirënjohur për planifikimin, organizimin dhe dekorimin e ambienteve festive të dasmave dhe eventeve të tjera festive e kulturore, të enjten dhe të premten, 21 dhe 22 mars, organizon Panairin e Dasmave në Kosovë.

Ky panair i veçantë i GRANDecor, kompani e cila vepron suksesshëm që nga viti 2004, këtë vit organizohet për të parën herë dhe do të zhvillohet në Hotel Emerald në Prishtinë.
Duke pasur parasysh numrin e madh të dasmave që organizohen në Kosovë dhe rëndësinë e veçantë që ka kjo festë në traditën shqiptare, është ndjerë nevoja e organizimit të një panairi të dasmave, ku pjesëmarrës do të jenë të gjitha kompanitë, të cilat ofrojnë shërbime dhe produkte që kanë të bëjnë me dasmat.

Poashtu gjatë panairit do të ketë edhe lojë shpërblyese.

Çifti fitues do të shpërblehet me një varg shërbimesh si:
Organizimin e dasmës dhe dekorin nga GRANDdecor
Vellon nga Blerina Kllokoqi Rugova
Lulet nga lulishtja “Say It With Flowers”
Arta e Nagipi grim dhe stilim flokësh
Kostum për Meshkuj “Kigili”
Tortën nga “Mabelle”
Fotografitë nga Shenoll Zehri
Xhirimin e dasmës nga “Mink Production”
Transportin me Limuzinë nga “Kosova Limo”.

Çifti i dytë i shpërblyer do të fitojë:
Një paket fotografive nga Fotografi Gentian Ferati, dhe
Një fustan solemn nga kreatorja Vjollca Salihu.

Pjesmarësit dë të jenë nga Prishtina, Tirana, Shkupi (Bianka, Bitsiani) etj.

No comments :

Post a Comment