facebookgoogle plusrss feedmesazh

22 April 2013

Prodhohen me cilësi të dobët për të arritur fitime të mëdha - Aparatet elektronike

Sipas raportit të Qendrës Evropiane të Konsumit prodhimet e sotme qëllimisht prodhohen keq që të prishen sa më shpejtë dhe për shkak kësaj të fundit të blihen më shpesh.
Në raportin të cilin e ka publikuar e përditshmja franceze “Le Monde” thotë se më së shumti bëhet fjalë për gabime funksionale të cilat mund t’i gjejmë pothuajse në të gjitha aparatet elektronike.
Qendrës Evropiane e Konsumit argumenton se lavatriqet e sotme janë të programuara të punojnë 2,500 orë sepse pjesët kryesore prodhohen prej plastike, dhe jo nga çeliku inox.

Televizorët programohen që të jenë funksional 20,000 orë, dhe ngjashëm është edhe me telefonat celular dhe ata smart. Shpesh ndodh që të jetë e pamundur të gjinden pjesë të cilat prishen sepse ai prodhim më nuk prodhohet, kështu që njerëzit janë të detyruar që ta blejnë prodhimin e ri.

Për shkak të kualitetit të dobët të prodhimeve Qendrës Evropiane e Konsumit ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të zgjedh problemin me një ligj të veçantë.

No comments :

Post a Comment