Muzika ka ndikim unik në disponimin tonë, madje në të dy mënyra – mund të na mbushë me gëzim dhe të na pikëllojë.
A nuk është e shkëlqyeshme që derisa kërkoni koleksionin tuaj të muzikës, dëgjimi i ndonjë kënge mund të ndikojë në disponimin tuaj? Një këngë ju ngre dhe disponon, derisa tjetra mund t’ju hedhë në disponim melankolik dhe kujtime të dhimbshme. Pse ndodh kjo?
“Kur vendoset lidhja emocionale me muzikën, reaksionet tona neurologjike janë momentale”, pohon dr. Concetta Tomaino, drejtoresha e Institutit për muzikë dhe funksione neurologjike nga New York. “Truri ynë krijon reflekse të kushtëzuara në disa situata, të cilat përsëriten gjatë dëgjimit të muzikës”.
Kujtimet janë çelësi
Lidhjet të cilat i keni sipas disa këngëve të caktuara lirojnë kompozimet kimike në tru, të cilat na bëjnë me disponim, siç janë dopamina dhe serotonina, të njëjtat që lirohen me përdorimin e drogave si kokaina ose ekstazi, duke shkaktuar mësymje të adrenalinës dhe ndjenjën e euforisë.
Ndodhin edhe reaksione hormonale: “Truri juaj liron “hormonin e përkëdheljes”, oksitoninën, i cili jep ndjenjën e dashurisë dhe besimit”, pohon një tjetër mjek, dr. Michael De Georgia, drejtor i departamentit të muzikës dhe mjekësisë në Qendrën universitare mjekësore Hospitals Case.
Si edhe tek çdo situatë që ka lidhje me psikologjinë, edhe nëna futet në këtë rrëfim. Maegan Morrow, terapisti muzikor në TIRR Memorial Hermann Rehabilitation Hospital në Houston beson që lidhja jonë me muzikën vjen nga mënyrat në të cilat jemi rritur – “zëri i dikujt mund t’ju nxisë të kujtoni ninullat e nënës, ose bendin që e keni dëgjuar kur keni qenë të sapolindur”, tha Morrow.
Muzika është po ashtu e rëndësishme
Struktura e këngës po ashtu ka ndikim, tha dr. Tomaino, sepse çdo gjë që është më shpejt se ritmi normal i ecjes që na jep ndjenjën e energjisë shtesë. Por, çelësi për krijimin këngës e cila nxit disponimin është tek ritmi, i cili duhet t’i përgjigjet ritmit të rrahjeve të zemrës sonë, mesatarisht 60 deri 80 rrahje në minutë, pohon dr. De Georgia.
Çdo gjë nën 60 rrahje në minutë njëkohësisht është e pikëllueshme dhe relaksuese, derisa çdo gjë mbi 80 rrahje në minutë është ose energjike ose shqetësuese. “Muzika rock mund t’ju vërë në disponim euforik, por nëse ka frekuencë më të lartë se frekuenca e rrahjeve të zemrës, e nxit trurin tuaj të lirojë hormonin e stresit”, shpjegon dr. De Georgia.
Dr. Morrow e shpjegon ritmin si energji të jashtme me të cilën përpiqet të harmonizohet trupi ynë. “Trupat tonë janë ritmik, hapat tanë, rrahjet e zemrës tonë, ritmi ynë i frymëmarrjes. Ritmi i sjell strukturë mjedisit, ndërsa trupi atëherë sillet si oscilator, i cili përpiqet të harmonizohet me ritmin për t’u përshtatur në atë strukturë”, tha dr. Morrow.
Këngët më të hareshme
Ndjenjat e lumturisë janë të lidhura shumë me këngët. “Akordet Mol shpesh lidhen me depresionin dhe pikëllimin, derisa akordet Dur lidhjen me ndjenjat e lumturisë”, tha dr. De Georgi. Po ashtu, tingujt e lartë konsiderohen qetësues. Por, ndonjëherë gjithçka ka të bëjë me raportin tonë ndaj këngës. “Kur dimë strukturën e këngës, ndihemi të sigurt”, tha De Georgia. “Muzikantët brilant si Moxarti ose Beatles kanë arritur të kompozojnë këngët e veta saktësisht në kufi të “zonës së sigurisë”, çka i ka bërë unik”, shton ai. Prandaj, mos u frikësoni nga bluesi dimëror, sepse arrin diell!
Marur nga: Koha.net
No comments :
Post a Comment