facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 May 2014

Kush e vuri nën presion Rihannën!

Rihanna ishte një ndër artistet që rrëmbeu më shumë çmime gjatë eventit “iHeartRadio Awards” në Los Angeles, ku dhe mori mirënjohjen për “ushtrinë” më të mirë të fansave.

Teksa pranoi çmimin këngëtarja u shpreh: “Rihanna Navy! Ky çmim është për fansat. Ajo çfarë bëjmë nuk është aspak e lehtë dhe ndonjëherë mund të jetë tepër e vështirë.
Ka tepër presion dhe unë nuk jam ndjerë kurrë rehatë nëse nuk jam vetvetja, ndaj dhe dua të falenderoj të gjithë fansat që ma mundësojnë këtë”.

Kështu u shpreh RiRi duke folur për presionin që ajo dhe koleget e saj kanë në punën që bëjnë.

Ylli nga Barbados u shfaq në këtë event me një fustan të gjatë të zi nga ku mund të shihje lëkurën e saj nudo, ndërsa lart mbante veshur një xhaketë.

Ndër çmimet e tjera të rrëbyera nga artistja 25-vjeçare ishte edhe ai për këngën më të mirë Hip Hop/R&B me hitin “Pour it Up”.

Burimi: KlanHD

No comments :

Post a Comment