Torrent-ët përbëjnë pa diskutim mënyrën më të shpejtë për shpërndarjen e dokumenteve apo materialeve të tipeve të ndryshme, megjithatë deri tani ka qenë shumë e vështirë që të realizohen me pagesë.
BitTorrent ka ndërtuar një format paraprak të quajtur BitTorrent Bundle që lejon zotëruesit e materialeve të ndryshme të vendosin çmime të caktuara për përmbajtjen e tyre. Për të testuar Bundle Alpha kompania është duke bashkëpunuar me shërbimin muzikor Ultra i cili do të publikojë disa video dhe disa këngë të Kaskade.
Strategjia kryesore e kësaj nisme lidhet me ofrimin e mundësisë ndaj krijuesve të përmbajtjes të publikojnë vetë ato materiale që dëshirojnë në atë ekosistem. Qëllimi kryesor është sigurimi i një teknologjie.
Nga ana teknike Bundle Alpha funksionon si çdo torrent tjetër, megjithatë duhet me patjetër që torrent-i të hapet nga bitTorrent ose nga uTorrent. Sapo përdoruesi të fillojë të shkarkojë materialin do të hapet një dritare e re në shfletues. Shpërndarja e materialit do të jetë e organizuar në këtë formë: Do të përcaktohet një “portë” nga zotëruesi i materialit. Para se të kalohet te porta fillimisht do të ofrohet përmbajtje pa pagesë, më pas kur arrihet te “porta” është në dorë të zotëruesit të materialit të vendosë nëse do të caktojë çmim për pjesën në vazhdim të materialit ose jo.
9 të mëdhenjtë: Piratët të cilët ndryshuan Internetin
BitTorrent Bundle ka potencial të mjaftueshëm për të revolucionarizuar mënyrën se si konsumatorët marrin materialet e kërkuara dhe njëkohësisht përfaqëson përpjekjen e fundit të kompanisë për të ndrequr imazhin e dëmtuar.
No comments :
Post a Comment