facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 May 2013

'Sony' - modele të reja dhe më të lira të laptopëve "Vaio"


Mendoni se laptopët Vaio janë shumë të shtrenjtë? Tashmë Sony po u krijon mundësi përdoruesve të cilët duan të mos blejnë më laptopë të lirë, por njëkohësisht të paguajnë sa më pak të jetë e mundur.
Kompania po sfidon tregun duke ndryshuar mënyrën e punës së deritanishme me modelet e reja të linjës Fit dhe Fit E, të cilat janë PC me Windows 8.
Linja Fit ka si prioritet dizajnin me kasë alumini, ndërsa linja Fit E është më e hollë dhe më e lehtë. Të dyja kanë nga dy modele: një version 14 inç me rezolucion 1,600 x 900, si dhe një version 15 inç full HD (1,920 x 1,080).

Ekranet e Fit përfshijnë teknologjinë e "përmirësimit të ngjyrave" për imazhe më të mira gjatë luajtjes së lojërave apo shikimit të filmave. ClearAudio+ sjell zërim virtual surround, ndërkohë që konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin mes laptopëve me ekran me prekje ose atyre të thjeshtë pa prekje.

Konfigurimet variojnë – nga ato me procesorë Intel Core i3 e deri tek Core i7 — njëkohësisht edhe grafikë opsionale Nvidia. Ka gjithashtu hybrid hard drives, të cilat vijnë me një solid-state drive (SSD) të vogël dhe një hard disk të madh.

Fit 14 dhe 15 fillojnë nga 649 $ dhe 699 $ përkatësisht. Fit 14E dhe 15E kushtojnë 549 $ dhe 579$.

Përveç linjës Fit, Sony do të përditësojnë edhe "Tap 20 all-in-one 20-inch mega-tablet" me Intel Wireless Display (WiDi), si dhe softuerin Sony Vaio Imagination Studio. Tap 20 kushton 899 $. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment