facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 May 2013

Ekranet e telefonave - nën mikroskop për të parë kush është më i pastër!


Gara për të ofruar një aparat celular me ekran më të mirë nuk ka fund, me kompanitë duke nxjerrë ekrane me rezolucion të lartë dhe të mprehtë në telefonat e tyre. 

Gjithashtu, beteja se cili nga këto telefona ka ekranin më të mirë, ka nxitur konsumatorët të zihen, me tifozët e pajisjeve të ndryshme, duke treguar arsyet pse pajisja e tyre e preferuar është më e mirë. Duke marrë një qasje më shkencore, Gadget Guy ka vënë ekranet e telefonave më popullorë nën mikroskop.
iPhone 5, LG Optimus G, Samsung GALAXY S4, Sony Xperia Z dhe HTC One, të gjitha ekranet e tyre vënë nën një mikroskop digjital, duke krahasuar imazhet se cili nga këta e ka ekranin më të qartë.
Siç mund të shihni në imazhet, të cilat i kemi vendosur më poshtë, ju mund të shihni dallimet individuale në teknologjitë e përdorura në ekrane dhe dallimet në qartësinë e tekstit. Për shembull, Xperia Z dhe Galaxy S4 ofrojnë 441ppi, por kur shikohet nga afër, Sony shpallet fitues, me germa shumë më të qarta dhe të mprehta.

Burimi: Krokodili.com

No comments :

Post a Comment