facebookgoogle plusrss feedmesazh

31 May 2013

Ferrari i vitit 1953 u shit 8.8 milion euro

Një ekzemplar i rrallë i Ferrarit nga vitit 1953 u shit vikendin e shkuar për 8.8 milionë euro, raportoi sot portal belg “Rtbf”.

Vetura është shitur në një aukcion të organizuar nga shtëpia e aukcioneve “RM”.


Bë het fjalë për një nga tri modele garuese “375 MM”, që në vitin 1953 kanë qenë në shtegun Le Man, dhe po atë vit kanë marrë pjesë në garat e qëndrueshmërisë nëpër rrugët e Belgjikës, Italisë dhe Meksikos. 

As optimistët më të mëdhenj nuk kanë parashikuar që çmimi të shkojë mbi 5 milionë euro, por në një konkurrencë të madhe të pjesëmarrësve në aukcion fitoi një qytetar britanik, adhurues i pasionuar i automjeteve italiane të Ferrarit. 

Në aukcion pati edhe modele të tjera të këtij prodhuesi italian të automobilave, por asnjë nga ta nuk arriti ta qesë në hije modelin garues të vjetër gjashtë dekada.  

No comments :

Post a Comment