facebookgoogle plusrss feedmesazh

31 May 2013

[VIDEO] Elhaida Dani **urime** - E para në 'The Voice of Italy'

Këngëtarja e talentuar shkodrane Elhaida Dani ka dalë e para në spektaklin “The Voice of Italy’. Sa u bë kjo e ditur nga moderatori, ajo u drejtua nga publiku në sallë dhe sigurisht edhe nga ata që po e ndiqnin përmes ekraneve me fjalën në shqip “Falemnderit!”. Elhaida arriti të marrë plot 71.7 për qind të votave të publikut pas performacave të shkëlqyera që ajo paraqiti gjatë mbrëmjes finale.
Performanca e këngës legjendare të Witney Houston, “I Will Always Love You” u karakterizua nga një interpretim i lehtë, i shoqëruar nga një zë i bukur në një paraqitje skenike që lehtë mund të krahasohej me vet këngëtaren legjendare amerikane. Konkurrentët tjerë ishin më pak impresive, përjashtuar Timothyn, që dukej si kandidati i vetëm serioz kundër bukuroshes shqiptare.
Në rrethin e dytë të finales së jashtëzakonshme të The Voice of Italy ishin trajnerët e finalistëve ata që u bashkëngjitën në skenë për të interpretuar këngë të vjetra italiane.

Videon emocionusese të momentit të shpalljes së fituesit mund ta kniqni këtu:


Elhaida bashkë me trajnerin e saj, kantautorin e njohur italian, Riccardo Coccianten, kënduan këngën “Magherita”. Interpretimi fantastik nga dyshja, i kësaj kënge të njohur, u shoqërua nga një prezantim dinjitoz i Elhaidas në këngën promovuese. Ajo tha se në Shqipëri kjo këngë është e njohur dhe se miliona shqiptarë po e shikojnë atë.

Rrethi i tretë ishte shumë konkurrues. Elhaida në skenë u paraqit me këngën e lehtë italiane të kompozuar nga trajneri i saj, “When Love Calls You”. Paraqitja inspiruese e Elhaidas bëri publikun të qajë, ashtu sikurse të rrënqethë trajnerin e saj.

“Interpretimi ishte fantastik, vërtet ndihem i kënaqur që dikush di të këndojë këngën time, e cila është një këngë e lehtë italiane. Shkëlqeve si një diamant, je e mrekullueshme”, ishin fjalët e trajnerit Riccardo Cocciante pas performancës së tretë të Elhaidas në skenën e The Voice.

Vlen të përmendet se impresiv në paraqitjet e tij skenike ishte edhe konkurrenti i vetëm nga gjinia mashkullore, Timothy, i cili ishte tejet i fuqishëm megjithëse shfaqi dyshime kur bëhej fjalë për këngët e lehta.

Pasi përfunduan performancat, ishte publiku ai që vendosi. Në rrethin e parë të votimeve, pasi Veronica u kualifikua, ethet e kapluan Elhaidan e cila u lirua shpejt, duke mësuar se ëndrra e saj vazhdoi.

Para verdiktit final, Elhaida shfaqi kualitetet e saj me performimin e këngës “Mama Knows Best”, duke lënë me mbresa publikun italian dhe trajnerin e saj Riccardo Cocciante.

Më poshtë i keni artikujt me historikun e ngritjeve të Elhaidës:

Elhaida Dani - Shumë gjasa që të fitojë “The Voice of Italy”






Disponim | Shqip

No comments :

Post a Comment