Ylli danez i muzikës, e cila fitoi mbrëmë garën e Eurosongut pohon se paraardhësit e saj kanë qenë të lidhur me familjen mbretërore britanike. Gjyshi i Emmelie de Forest ishte fëmijë jashtëmartesor i mbretit Eduardi VII. Nëna e saj është nga Danimarka, ndërsa babai, i cili i ka vdekur para pak kohësh, ka lindur në Suedi. Fituesja ka vetëm 20 vjet, ndërsa albumin e saj të parë të incizuar në studio e ka edituar pak festivalit të Eurovizionit.
Emri i albumit të saj është “Only Teardrops” dhe nuk duhet mendu8ar shumë se cila këngë nga ky album i saj do të bëhet hit. Ajo gjithnjë, kurdo që ka mundësi këndon zbathur, pasi, siç thotë, mbathja e pengon. “Gjithnjë kam pasur më shumë dëshirë të këndojë pa take të larta, ose edhe fare pa këpucë. Të jesh këmbëzbathur do të thotë të ndihesh më afër tokës dhe më e relaksuar”, tha ajo.
No comments :
Post a Comment