Kush pi mjaft lëngje, sipas rregullit, nuk duhet të ketë frikë nga formimi i gurëve në veshka. Mirëpo, jo çdo lloj pije është e dobishme për parandalimin e gurëve në veshka.Sipas një studimi të realizuar nga “Brigham and Women`s Hospital” i Bostonit, SHBA, lëngjet freskuese me sheqer, ku gjithsesi hynë edhe pijet me gaz si coca-cola etj., e bëjnë pikërisht të kundërtën.
Në studimin e spitalit të përmendur, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat nga tri studime të ndryshme me mbi 194 mijë pjesëmarrës. Të dhënat kanë qenë të grumbulluara brenda një periudhe prej tetë vjetësh, transmeton albinfo.ch. Konstatimi në të cilin kanë ardhur studiuesit ka qenë se ata të cilët brenda ditës pinë së paku një gotë lëng që përmban sheqer, kanë 23 për qind më shumë rrezik për tu sëmurë nga gurët në veshka, në krahasim me të tjerët. Në kundërshtim me këtë, personat që pinë çaj, kafe, verë, birrë, ose edhe lëng portokalli pa sheqer, e ulin rrezikun e formimit të gurëve në veshka, shkruan Magazine Gesundheit.
Ju rekomandojmë të lexoni artikujt:
Vrapimi - i mirë kundër gurëve në veshka
Si ti parandalojmë gurin në veshka?
No comments :
Post a Comment