“Si mundet njerëzit të jenë aq të pamëshirshëm ndaj grave? Si mundet dikush t’ua kthejë shpinën atyre krimeve të bëra në Bosnje ndaj muslimanëve?”,ka thënë Angelina Jolie.
Filmi “në vendin e gjakut dhe të mjaltit” të aktores hollivudiane Angelina Jolie në të cilën serbët janë paraqitur si kriminel, ndërsa myslimanët si viktima të pafajëshme, për regjisoren nuk ka treguar sa duhet për atë që kanë përjetuar boshnjakët. Transmeton Shqipmedia.
Në një intervistë për gazetën britanike “SUN” ajo flet për pikpamjet e saj për atë që ka ndodhur në Bosnje, frikën e luftës, përdhunuesit dhe torturat të cilat i kanë kryer serbët. “Në prag të fillimit të xhirimeve të filmit shkova në shtëpi dhe fillova të qaja sepse mu shfaq frika dhe pse jam person që qaj shumë radhë. Pamëshirshmëria e luftës në ish-Jugosllavinë për këdo mund të sjellë një gjëndje prekëse dhe emocionale. Sa më tepër lexoja për luftërat në Jugosllavi as më shumë turpërohesha nga vetja që kam ditur kaq shumë pak për atë që kishte ndodhur atje. Kur i mësova këto fillova të mendoja:’Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq tq pa mëshirshëm ndaj grave? Si është që njerëzit i vrasin fqinjët e tyre me të cilët kanë jetuar me vite?’”, ka theksuar Jolie.
Ajo ka shtuar se: ”Ndjen se nuk ka bërë aq sa duhet për drejtësinë dhe se nuk ka arritur të pasqyrojë në kuptimin e vërtet atë që kanë përjetuar Boshnjakët në luftë”.
No comments :
Post a Comment