Kanë mbetur më pak se 3 javë para fillimit të përzgjedhjes së vullnetarëve, të gatshëm për të udhëtuar drejt Marsit me një biletë - vetëm vajtje. Për përfshirje në këtë udhëtim kanë dorëzuar aplikimet e tyre më shumë se 78.000 njerëz, njoftoi kompania holandeze "Mars One", e cila është organizatore e këtij misioni.
Shumica e aplikantëve janë nga SHBA-ja, Kina dhe Britania e Madhe. Aplikimet e rusëve në format video në faqen e Internetit të kompanisë janë të pakta për momentin - vetëm 21.
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit është data 31 gusht e këtij viti.
No comments :
Post a Comment