Këmisha e pastër, me aromë, sikur të ishte krejtësisht e re, ndonëse nuk është larë 100 ditë (gati tre muaj e gjysmë). Edhe të tilla këmisha janë krijuar, kurse merita për këtë i shkon kompanisë Wool&Prince. Me këtë këmishë mund të qëndroni lirisht në kafet me erë duhani dhe nuk do e merni aromën e pakëndëshme.
“Këmisha apo e brendshmja e bardhë mund të bartet për 100 ditë pa ndërprerë. Pa larje. Pa pastrim kimik. Pa ndryshje, pa erëra të pakëndshme”, thotë themeluesi dhe dizajnuesi i kësaj këmishe Mac, transmeton Veçernji list.
Sipas dizajnuesit, cilësitë e kësaj këmishe janë avancuar me përdorimin e një materiali special i leshtë, që është rezistuese ndaj ndrydhjes dhe erërave.
No comments :
Post a Comment