facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

02 May 2013

Brad Pit has probleme ne filmi e ri

Realizimi i filmit të tij të ri ‘World War Z’ ka qenë i mbushur me probleme që nga fillimi, por Brad Pitt i ka kaluar të gjitha pengesat që i janë paraqitur gjatë xhirimeve të filmit me “zombie”. 
49-vjeçari interpreton rolin e shkencëtarit të Kombeve të Bashkuara Bradley Lane, i cili lufton për të shpëtuar njerëzimin nga krijesat e tmerrshme.
Në një intervistë për ‘Vanity Fair’, aktori shpjegoi vështirësitë: “Nisëm xhirimet pa e ditur fundin e filmit dhe nuk doli siç e prisnim.”

Kjo bëri që skenaristi të rishkruante 40 minuta të filmit dhe të rixhiroheshin skenat e reja. Gjithashtu buxheti për filmin kapërceu 200 milionë dollarë.

“World War Z” është një film horror shumë ndryshe nga ata që na ka mësuar Brad Pitt dhe arsyeja që ai ka pranuar rolin në këtë projekt janë djemtë e tij. 

“Pesë vite më parë unë nuk e kisha idenë se çfarë ishte një zombie. Sot jam një ekspert për shkak të djemve të mi që i pëlqejnë shumë këta filma. Doja të bëja një film për ta dhe prandaj pranova rolin”, shpjegoi aktori 49-vjeçar.

No comments :

Post a Comment