Se njerëzve të talentuar u shkon gjithçka për dore jo vetëm në veprimtarinë tyre kryesore, por çfarëdo që prekin, dëshmon edhe Lionel Messi. Futbollisti i Barcelonës për shkak të dëmtimit nuk do të luajë deri në fund të këtij sezoni, andaj ai i është përkushtuar obligimeve që ka ndaj sponsorëve para pushimeve verore.
Në mesin e sponsorëve të shumtë që ka, është edhe një brend prestigjioz amerikan i këpucëve, për nevojat e të cilit Messi bëri fushatën promovuese për koleksionin vjeshtë/dimër.
Argjentinasi për nevoja të incizimit ndërroi goxha kombinime veshjesh, kurse para fotoaparatit u gjet si profesionist i vërtetë. Qysh nesër atë e presin obligimet e reja ndaj sponsorëve, andaj do të udhëtojë për në Katar, ku do të jetë pjesë e ngjarjeve promovuese për operatorin e atjeshëm të telefonisë mobile Ooredoo, me qëllim të ndihmës fondacionit të tij humanitar.
No comments :
Post a Comment