Një histori që mbajti në tension gjithë botën, fatmirësisht me një fund të lumtur, e cila në këtë rast ka frymëzuar kineastët për të bërë një film, “The 33”, ku kastit të aktorëve meshkuj si Antonio Banderas, Rodrigo Santoro e Martin Sheen, i është bashkuar edhe Jennifer Lopez.
Sipas mediave të huaja, mendohet se roli i J.Lo do të jetë ai i njërës prej grave të 33 minatorëve.
Banderas do të interpretojë liderin e punëtorëve të minierës së San Hosezë, ku fillimisht u mendua se ata kishin humbur jetën, por pas 17 ditësh shpresat u ringjallën kur u zbulua se minatorët kishin gjetur një rifuxho nga ku hynte ajër.
Xhirimet do të nisin në vjeshtë, në Kili, ndërsa premiera e filmit mendohet të shfaqet në fund të vitit 2014.
Burimi: Zhurnal
No comments :
Post a Comment