facebookgoogle plusrss feedmesazh

11 June 2013

Bankierja i kushton bankës mbi 222 milionë euro, sepse e zë gjumi mbi tastierë!

Një punonjës banke në Gjermani e ka zënë për një moment gjumi mbi butonin "2" të tastierës së kompjuterit duke shndërruar një transfertë prej 62 eurosh në mbi 222 milionë. Me vendim të një gjykate gjermane, kolegia e tij është pushuar nga puna sepse nuk e ka vënë re.
Punonjësja e pushuar, e punësuar në bankë që prej vitit 1986 me detyrën e kontrollimit të transfertave bankare, u është drejtuar organeve të drejtësisë në lidhje me pushimin e saj nga puna. Punëdhënësi e pushoi sepse ajo nuk e vuri re kolegun që kreu transfertën prej 222 222 222,22 eurosh, transmeton BW.

"Kolegun, që nuk ishte përgjegjës për kontrollimin e transfertave bankare, e zuri gjumi mbi butonin '2' të tastierës", - citoi gjykata rajonale e punës në Hessen në një deklaratë për shtyp. 

Gjykata urdhëroi rikthimin në punë të punonjësit të pushuar padrejtësisht.

No comments :

Post a Comment