Poret mbyllen dhe lëkura nuk mund të merr frymë.
Një prej argumenteve të forta se pse duhet ta pastroni fytyrën në mbrëmje është se i lejoni fytyrës që t’i absorbojë materiet ushqyese që janë të domosdoshme për një lëkurë të shëndetshme.
Tani edhe vajzat e reja kanë filluar të përdorin kremrat e natës me retinoide dhe antioksidues. Hidratimi i mbrëmjes i lëkurës është shumë i rëndësishëm, pasi gjatë kohës së gjumit lëkura ka mundësi për rigjenerim.
Kuptohet se për një natë nëse shkoni në gjumë me make-up nuk do të vuani edhe aq shumë, kështu që mos e fajësoni veten shumë nëse pas një mbrëmje solemne nuk keni pasur forcë që ta pastroni fytyrën para gjumit. Thjeshtë mundohuni që kjo të mos u bëhet shprehi, pasi rrezikoni shëndetin e lëkurës tuaj.
Burimi: Almakos
No comments :
Post a Comment