Telefonat inteligjentë janë asistentët personalë revolucionarë, që na ndihmojnë për nevojat e planifikimeve dhe kërkimeve tona. Por një programues kërkon ta çojë teknologjinë e celularëve përpara.
Benki, që nisi fushatën e tij në Kickstarter të martën, premton të kombinojë pajisjet e shtëpisë në një ndërfaqe të dizajnuar mirë me tre përbërës: një prizë smart, një kamerë me bateri dhe një sensor për dyert dhe dritaret.
Priza e zgjuar mund të fikë e të ndezë pajisje nga distanca; gjithashtu është e pajisur me një sensor temperature, drite dhe mikrofoni. Nëse doni të bëheni kreativë, mund të përdorni Benki si një monitor fëmije ose për detyra të tjera.
Kamera me bateri ju jep pamje vizuale se çfarë po ndodh në një pjesë të caktuar të shtëpisë suaj gjatë tërë ditës dhe sensori ju lajmëron nëse hapet një derë, dollap apo dritare.
Çfarë mendoni? Do ta përdornit Benki në shtëpinë tuaj? Ndani komentet tuaja.
No comments :
Post a Comment