facebookgoogle plusrss feedmesazh

10 June 2013

Të shpëtosh nga dhimbjet e shpinës - shkaqet kryesore të tyre

Në një moment kur qëndron i ulur në karrige para kompjuterit, fillon dhe ndien dhimbje në shpinë. Shumica prej nesh nxitojnë të shkojnë te doktori ose marrin masat për ndjekjen e një kure. Dhimbjet e shpinës janë normale për mosha mbi 35 vjeç, por kanë filluar të preken dhe të rinjtë. 
Dhimbja e shpinës përfshin një pjesë të gjerë që nga pjesa e poshtme dhe e prapme e qafës, pjesa e prapme e shpatullave, zona rreth klavikulave deri poshtë belit. Specialistët pohojnë se nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë veçanërisht dhimbjet e fiksuara në një zonë dhe të vazhdueshme. 

Duke qenë se në shumicën e rasteve bëhet fjalë për një tendosje të padëmshme të muskulaturës së shpinës, shpesh ndihmojnë dhe rezervat klasike shtëpiake, si një banjë e ngrohtë, një shëtitje relaksuese ose ushtrimet fizike. 
Krejt sipas përmasës së shqetësimeve, mjeku juaj familjar do t’ju parashkruajë ndonjë mjet analgjetik ose të ashtuquajtur myorelaksantë, do t’ju japë injeksion, do t’ju trajtojë me mobilizime ose do t’ju kalojë tek ndonjë kiropraktikues ose fizioterapeut.

Kryesisht, dhimbjet e shpinës shuhen përsëri për një kohë të shkurtër, me ose pa terapi. Ajo që ka më së shumti rëndësi është vazhdimi i aktiviteteve normale nga jeta e përditshme, vetëm në raste të jashtëzakonshme këshillohet shtrati. Ne sot e dimë se regjimi i shtratit më parë i shton dhimbjet dhe e ngadalëson shërimin. Një raport (pushim) mjekësor, prandaj, është i nevojshëm vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe duhet të pasojë vetëm për një kohë të shkurtër. Masat preventive, si zbatimi i rregullt i ushtrimeve të shpinës, trajnimi i forcës, i aktiviteteve të rregullta sportive, ose edhe përmirësimet ergonomike në jetën e përditshme dhe në vendin e punës, duhen biseduar shtruar dhe në qetësi. Ato parandalojnë përkeqësimet e reja. Ruajtja çon te një humbje e shpejtuar e kondicionit. Sot pothuajse gjithkund gjenden oferta, me qëllim që në grup ose i vetëm, të ngrini lart fitnesin trupor duke u zbavitur. 

Si të veproni kur keni dhimbje të shpeshta shpine?
  •  Dhimbjet akute, përkatësisht, dhimbje që zgjasin disa ditë deri disa javë, shërohen sërish spontanisht dhe nuk kanë nevojë për sqarim, në veçanti s’kanë nevojë për radiografi ose për tomografi kompjuterike.
  •  Në rastin e dhimbjeve akute të shpinës, mund të ndihmojnë medikamentet, fizioterapia, trajtimi manual ose kiropraktik, shpesh shqetësimet kalojnë edhe pa marrë ndonjë masë. Vetëm në raste të jashtëzakonshme duhet të rrini në shtrat. Është e rëndësishme që sa më parë t’u riktheheni aktiviteteve të përditshme.
  • Mjekun tuaj familjar duhet ta vizitoni para së gjithash atëherë kur dhimbjet akute të shpinës rrezatohen në këmbë ose kur atyre u shtohen në formë përcjellëse ca simptoma për ju të paqarta, si p.sh. temperatura, dhimbje të rrezatuara në bark ose kraharor.
  • Dhimbjet e shpinës që zgjasin shumë javë (kalimi në dhimbje kronike) kanë nevojë për sqarim mjekësor. Vizitojeni mjekun tuaj familjar, ai do të iniciojë sqarime plotësuese (për shembull radiografinë) dhe do t’ju udhëzojë eventualisht për te specialistët e aparatit lëvizor.
Në radiografi shpeshherë vërehen ndryshime degjenerative ose dëmtime të disqeve ndërunazore që s’kanë vlerë patologjike dhe i takojnë procesit normal të plakjes.
-Mjete çudibërëse për trajtimin e dhimbjeve kronike të shpinës nuk gjenden. Mos u besoni këshillave tepër optimiste. Lejoni të këshilloheni mirë nga mjeku juaj familjar ose nga mjeku specialist. Shpesh ka nevojë për ndërhyrje të ndryshme specialistike për të arritur te një lehtësim. Shumë të këshillueshme janë programet rehabilituese interdisiplinare, ambulatore ose stacionare.

Lexoni edhe:




1 comment :

  1. Kjo ishte informata ma e mir cka kam lexu ne internet. faliminderit :-)

    ReplyDelete