facebookgoogle plusrss feedmesazh

21 June 2013

Në facebook - komentoni përmes fotove!

Në Facebook mund të komentoni tashmë edhe me fotoFacebook-u ka filluar shpërndarjen e “foto komenteve”, një karakteristikë e re që ju mundëson të komentoni nëpër postime duke përdorur imazhet në vend të fjalëve.

Foto komentet kanë filluar të shpërndahen në të gjithë botën si dhe në faqen mobile të Facebook-ut.

Për momentin, ato nuk mund të përdoren brenda aplikacioneve mobile, megjithatë mund të shihen nga to. Pritet që foto komentet të shtohen së shpejti përmes një “upgrade” në aplikacionet mobile.


Për të shtuar një foto koment, duhet të klikoni ikonën e vogël të kamerës në cepin e djathtë të kutizës së tekstit ku shkruani normalisht komentet. Më pas mund të ngarkoni një foto nga kompjuteri juaj dhe ta postoni atë njësoj siç do të bënit me komentet tekst. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment