facebookgoogle plusrss feedmesazh

12 June 2013

Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë shkatërrojnë çiftet

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit mendojnë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes përdorimit të mediave sociale dhe respektimit të detyrimeve në një çift. Midis burrit dhe gruas nuk duhet të hyjë media sociale. Studimi tregon se sa më shumë të komunikoni me partnerin nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook apo Twitter, mund të jetë e rrezikshme për stabilitetin në çift.
Kjo shifër konfirmohet edhe nga shifra alarmante e denoncimeve në Gjykatë, ku sipas avokatëve 20% e shkurorëzimeve kanë në bazë tradhtinë, dyshime që kanë lindur si shkak i komunikimit me Facebook.
Në studimin janë ekzaminuar rreth 24 mijë çifte që për të komunikuar kanë përdorur 10 media sociale. Përfundimi i studimit është, shumë Facebook, ndryshe nga ç’mund të mendohet se komunikimi i shpeshtë mund t’ju afrojë më shumë, në fakt i bën dëm martesës.


Burimi: Infoshqip

No comments :

Post a Comment