facebookgoogle plusrss feedmesazh

12 June 2013

'Hyrem' - në pritje të një fëmije

Merjem Uzerli (29), aktorja që u bë e famshme si Hyrem në serialin "Sylejmani i Madhërishëm",është në pritje të një fëmijë, dhe i ati i fëmijës është i fejuari i saj Xhan Atash (47).

Edhe pse ishte spekuluar se aktorja pësoi një sulm nervor dhe se për këtë arsye u kthye në Gjermani, ka të ngjarë se aktorja ishte shtatzënë.

Merjem ka kërkuar një pushim për shkak të një fëmije dhe për këtë arsye u largua drejt Berlinit. Siç shkruajnë mediet atje, martesa është vetëm një çështje ditësh.

Merjem Uzerli nuk do të luajë më rolin e famshëm Sulltanesha Hyrem. Ajo është ndier keq teksa xhironte episodet e serialit dhe kjo nuk është nga lodhja, apo probleme psikologjike, siç shkruhet, por nga shtatzënia.

Në fund të majit, Merjemja iu drejtua me anë të profilit të saj në facebook adhuruesve , se ajo do të kthehet më e fortë se kurrë dhe është e sigurt për këtë, sepse trajtimi i saj është kryer nga njëra prej psikiatërve më të mira.

Ndërsa është xhiruar episodi i parë i "Sulltani i Madhërishëm", ku Merjem nuk ishte në rolin e Hyrem, pësoi një audiencë të madhe, por shikuesit nuk duket se duan të shikojnë një seri në të cilën nuk luan sulltanesha  Hyrem.


Ju mund të lexoni edhe:


[VIDEO] "Sulltanesha" Hyrrem, nuk do të luaj më, i gjendet zavendësimi?

Serialet turke dhe shkaku i shikueshmerise se tyre te shqiptaret

No comments :

Post a Comment