facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 June 2013

Shmanget aksidenti për 2 metra

Pamjet e klasifikuara të një avioni pa pilot të dalë jashtë kontrollit, që i kalon vetëm dy metra larg një avioni udhëtarësh me 100 pasagjerë në bord, kanë ngjallur një debat publik në Gjermani. 


Avioni i telekomanduar, i njohur gjërësisht si “drone”, pjesë e ushtrisë gjermane, po patrullonte nga ajri një zonë të nxehtë në Afganistan, kur për shkak të erës së fuqishme u transportua deri në afërsi të një aeroporti.

Pranë aeroportit, “drone” për pak shkaktoi një tragjedi të sigurt, ndërsa u thith nga rryma e ajrit që krijojnë motorët e një avioni, duke kaluar vetëm dy metra pranë krahut të majtë të linjës afgane “Ariana”, në fazë ulje.

Ishte pikërisht fakti se sa shumë pranë iu afrua avioni pa pilot tragjedisë, ai që shkaktoi këtë debat publik dhe ka vendosur në dyshim porosinë e Ministrise Gjermane të Mbrojtjes, për disa lloje të rinjsh avionësh të telekomanduar, transmeton TCH.

Pamjet e klasifikuara u siguruan dhe u transmetuan këtë të hënë nga një e përditshme gjermane. Një koment i ministrit nuk shërbeu për të qetësuar kritikat, pasi ai tha se sistemi automatik i shmangies së aksidenteve në ajër do të ishte shumë i kushtueshëm për t’u vendosur në avionët e telekomanduar. 

No comments :

Post a Comment