facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 June 2013

Miriam Cani festoi ditëlindjen e 28 me nji look prej bruneje

Jemi mësuar ta shohim bionde, dhe ndaj këngëtarja e njohur, Miriam Cani, ka menduar të na ofrojë një version ndryshe të pamjes së saj, atë të brunes. Artistja ka realizuar një set fotografish, disa prej të cilave bardhë e zi, ku shfaqet me look të ndryshuar. Ajo e ka postuar foton me pamjen e re për fansat, në profilin e saj zyrtar në “Facebook, ku ka marrë urime të shumta për ditëlindjen e saj të 28-të.
Këngëtarja, e cila bashkëjeton me Alban Skënderajn, ka pak kohë që ka përfunduar edicionin e dytë si mentore në “The Voice of Albania”. Fill pas mbylljes së spektaklit, ajo publikoi klipin “Ti s’e di përse”, një baladë e realizuar në breg të një deti të trazuar. Ndërkohë që në lidhje me jetën e saj private, ajo dhe Albani ende nuk kanë folur për një ceremoni martese, edhe pse ndjesinë e fustanit të bardhë ajo e provoi falë Lili Ismajlit, e cila e kishte përzgjedhur si imazh të fustaneve të nusërisë.

Burimi: vipyjet.com

No comments :

Post a Comment