facebookgoogle plusrss feedmesazh

11 June 2013

Teknologjia ndryshon edhe komunikimin familjar!

Me smartphome, laptopët, ipad dhe të gjithë risitë e tjera teknologjike, edhe komunikimi brenda familjes ka ndryshuar në mënyrë drastike. Një prej kompanive më të njohura në botë të teknologjisë së lartë, japonezja "Toshiba", realizoi një studim mbi dhjetëra mijëra klientë, duke arritur në përfundimin se në vendet e zhvilluara dërgohen mesatarisht me mijëra mesazhe dhe qindra emaile drejt bashkëshortit apo familjarëve, në harkun kohor të një viti.

Kështu, me jetën moderne që ka një intensitet të shtuar në jetën e individëve dhe me distancat që janë bërë diçka e zakonshme në jetën e një familje, mesatarisht dërgojmë 1 768 sms në vit, drejt personave të dashur.

Këtyre sms i shtohen 468 mesazhe në "Facebook", 520 emaile dhe 68 orë të kaluara në telefon, transmeton TCH.

Jo vetëm kaq, por teknologjia moderne i ka bërë disa njerëz aq dembelë, sa ata dëshmuan që përdorin një nga mënyrat e mësipërme, për të kontaktuar familjarë që ndodhen në të njëjtën shtëpi.

Ndërsa është e qartë që nga vendi në vend rezultatet ndryshojnë dhe ato nuk janë përfundime universale, është gjithashtu e pamohueshme që "Toshiba" ka arritur të dokumentojë një trend, i cili shfaqet në të njëjtën mënyrë edhe në vendin tonë.

No comments :

Post a Comment