Është e mundur se ushtrimet djegin më shumë kalori se të ecurit? A është e mundur se ushtrimet vazhdojnë të djegin kaloritë edhe pasi aktiviteti fizik ka mbaruar?
A ju bëjnë ato më të uritur, kështu që ju e kompesoni atë duke ngrënë më shumë? Këto faktorë janë të vështirë për t`u kontrolluar në laborator.
Por një studim i realizuar, ka krahasuar 32.000 vrapues dhe 15.000 praktikues të ecjes për një periudhë gjashtë vjeçare. Qëllimi ishte të shikohej se si subjektet ulnin ose ngrinin ritmin e ecjes apo të vrapit dhe të shikonin se si kjo ndikonte tek pesha.
Në mënyrë direkte nuk mund të krahasohet vrapi dhe ecja përmes kohës së shpenzuar dhe distancës së mbuluar, sepse ato janë me intesitete të ndryshme. Në teori mund të pritet se nëse krahasojmë ndryshime të ngjashme në kaloritë e harxhuara, humbja e peshës mund të jetë e njëjtë pavarësisht nëse je një praktikues i vrapit apo ecjes.
Por kjo nuk është ajo çka u gjet nga studimi. Rritja ose ulja e kalorive të harxhuara përmes vrapit, prodhon një humbje më të madhe ose shtim në peshë, respektivisht krahasuar me rritjen ose uljen e kalorive të djegura me anë të të ecurit.
Sipas studimit, kaloritë e harxhuara përmes vrapit, çuan në 90% të humbjes në peshë, krahasuar me kaloritë e harxhuara përmes ecjes. Ajo që shpjegohet është se ushtrimet energjike të fuqishme, japin më shumë rezultat se ushtrimet e moderuara. Gjithsesi ka edhe studime të tjera që vërtetojnë të kundërtën, prandaj përfundimi i këtij studimi nuk duhet marrë si fjalë e fundit për humbjen në peshë, apo të ushtrimeve intesive.
Burimi: Kurir
No comments :
Post a Comment