facebookgoogle plusrss feedmesazh

05 July 2013

Aplikacionet më të mira për udhëtim

Kështu ekspertët e kësaj fushe kanë bërë përzgjedhjen e pesë aplikacioneve të cilat do ta lehtësojnë secilin udhëtim. Pavarësisht ku dhe kur shkoni, disa aplikacione thjeshtë nuk mund t’i lini anash. 

Qoftë se bëhet fjalë për aplikacionin e thjeshtë për matjen e shpejtësisë apo ndonjë udhëtregues të thjeshtë, janë gjëra të cilat mund të gjenden në secilin telefon të mençur.
Pikërisht për atë, kur këta muajt veror udhëtimet e njerëzve janë më të shpeshta, ekspertët vendosen ta bëjnë këtë listë me top-pesë aplikacionet për udhëtim. Në vazhdim do t’i paraqesim ato:

HAK (iOS, Android)

Ky është një aplikacion për të cilën është shkruar shumë herë dhe i cili thjesht asnjëherë nuk ju zhgënjen. Përveç që ofron pasqyrën e informacioneve më të nevojshme për rrugë, si për shembull gjendja në rrugë deri te kufizimet dhe ndalimet e ndryshme, këtë mund ta gjejmë në të dy platformat në iOS dhe Android.

HAK aplikacioni do t’ju ofrojë edhe shërbimin mParking për pagesën e shpejtë dhe të thjesht të parkimit, dhe kjo është në dispozicion në shumicën e vendeve të rajonit, sidomos në Kroaci, pastaj nëpërmjet saj mund të shihni pasqyrën e garazheve të zëna publike si dhe parkingjeve, pra a ka vende të lira dhe kjo “live”. 

Përveç këtyre aplikacioni në fjalë do t’ju tregoj parashikimin e komunikacionit dhe pozicionet se ku gjenden radarët e policisë.

Në versionin më të ri është përmirësuar edhe paraqitja e çmimit të karburanteve për vendin që e vizitoni, pasi që shpesh këtë e paraqiste gabimisht si dhe janë bërë edhe disa përmirësime tjera. Pa marrë parasysh “mangësitë” e vogla, ky është një aplikacion i shkëlqyeshëm për udhëtime.

AroundMe (Windows Phone)

Aplikacioni AroundMe mundëson gjetjen e vendeve të shumta dhe shërbimeve në rrethinën në të cilën gjendeni. Të gjitha ato që u janë të nevojshëm si: parkingu, baret, restorantet, bankat, hotelet, spitalet, supermarketet, vendqëndrimet e taksive, pompat e karburanteve dhe shumë gjëra të tjera.
Bëhet fjalë për aplikacionin i cili shfrytëzon GPS dhe për këtë është shumë preciz dhe kështu shumë saktë ua tregon për shembull adresën, numrin telefonik dhe largësinë deri te vendi të cilin e kërkoni. Natyrisht, këtu janë edhe funksione tjera, që nga vendet që janë më “in” për t’u vizituar e deri te hartat me detaje. Gjithsesi ky është një aplikacioni që i nevojitet secilit udhëtar në këtë botë.

Head-up display (Windows Phone)

Edhe një aplikacion i shkëlqyeshëm për Windows Phone i cila ua tregon shpejtësinë tuaj momentale dhe drejtimin si dhe parandalon dënimet për shkak të vozitjes së shpejtë. Lejon edhe rrotullimin e ekranit kështu që natën mund ta vendosni edhe në pllakën kontrolluese të automobilit, pra mund ta vendosni telefonin tuaj natyrisht.
Zgjidhni cilindo ngjyrë të ekranit dhe zgjidhni sistemin metrik apo imperial, dhe kjo nuk është aspak e rëndësishme pasi që ekrani Head-up do të përcjellë gati secilën hap në limitin e shpejtësisë së caktuar. Vërtetë një aplikacion i shkëlqyeshëm, me funksione të dobishme dhe i cili natyrisht që udhëtimin tuaj e bënë më të lehtë.

Xe Currency (iOS)

Po shkoni në udhëtim dhe gjendeni në vendin e huaj. Gjë normale. Po çka nëse keni problem me para? Ndërrimi i valutave kurrë nuk ka qenë më i thjeshtë pasi që aplikacioni Xe Currency do t’ju tregojë secilin kurs të mundshëm për valutat më të rëndësishme botërore.
Këtu është edhe kalkulatori, funksione tjera si dhe azhurnimi automatik i kursit drejtpërdrejtë sikurse edhe i vetë aplikacionit. Xe Currency është aplikacion pa pagesë, dhe tashmë disa herë me radhë ka qenë aplikacioni më i mirë i javës në iTunes.

Cab4me Taxi Finder (Android)

E ky është një aplikacion shumë i dobishëm. Në fakt, të gjeni taksi në vendin e huaj apo madje edhe në qytetin tjetër nga ai ku jeni duke qëndruar, derisa jeni duke udhëtuar nuk është aspak e lehtë. Aplikacioni Cab4me nëpërmjet funksioneve të saja të shkëlqyeshme do t’ua ofrojë në ekran përshkrimin se ku mund të gjeni dhe ta thërrisni taksin dhe natyrisht të shihni edhe vlerësimet që janë bërë për kompanitë e taksive, dhe ky vlerësim është bërë nga ana e përdoruesve.

Mbështet madje edhe App2SD dhe ekranet e mëdha si për shembull tablotë. Vërtetë është e thjeshtë për përdorim kështu që shumica e funksioneve të saj janë në disa butona me anë të të cilave kërkoni taksi apo hulumtoni lokacionin momental në të cilin gjendeni. Duhet cekur se në këtë aplikacion është edhe menyja “Contacts” nëse vendosni që të thërrisni shokët që t’ju marrin me automobilin e tyre, pra kështu nuk keni nevojë që të dilni nga ky aplikacion. Thënë shkurt ky është një aplikacion i dobishëm që ju hynë në punë të gjithë udhëtarëve, pushuesve.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm që ka edhe shumë aplikacione të tjera të cilat po ashtu janë të mira dhe të cilat janë të dobishme në udhëtimin tuaj, por këto janë ato që momentalisht janë më të kërkuarat dhe më të mirat, dhe kjo sipas përzgjedhjes së përdoruesve dhe natyrisht të ekspertëve.

Burimi: Kurir

No comments :

Post a Comment