Në këmbët tuaja ka dy lloje të venave. Venat sipërfaqësore dhe ato të thella. Venat sipërfaqësore janë më afër lëkurës. Venat e thella janë të mbuluara me muskuj. Venat e thella e çojnë gjakun në venën cava, venën më të madhe të organizmit, kurse kjo venë derdhet në zemrën e djathtë. Venat varikoze janë venat e zgjeruara sipërfaqësore. Njofton Telegrafi.com.
Gjaku në këmbët tuaja duhet t’i kundërvihet forcës së gravitacionit për t’u kthyer në zemër. Që t’i ndihmojnë lëvizjes së gjakut në drejtim të zemrës muskujt e këmbëve tuaja shtrydhin venat e thella. Lëvizjen e gjakut vetëm në drejtim të zemrës e mundësojnë valvulat. Kur muskujt e këmbës shtrëngohen, valvulat brenda venave hapen. Kur muskujt relaksohen, valvulat mbyllen. Kjo ndalon kthimin e gjakut prapa. I gjithë procesi i kthimit të gjakut në drejtim të zemrës quhet pompa venoze.
Gjaku në këmbët tuaja duhet t’i kundërvihet forcës së gravitacionit për t’u kthyer në zemër. Që t’i ndihmojnë lëvizjes së gjakut në drejtim të zemrës muskujt e këmbëve tuaja shtrydhin venat e thella. Lëvizjen e gjakut vetëm në drejtim të zemrës e mundësojnë valvulat. Kur muskujt e këmbës shtrëngohen, valvulat brenda venave hapen. Kur muskujt relaksohen, valvulat mbyllen. Kjo ndalon kthimin e gjakut prapa. I gjithë procesi i kthimit të gjakut në drejtim të zemrës quhet pompa venoze.
Kur ju ecni edhe muskujt e juaj shtrëngohen, prandaj pompa venoze punon pa probleme. Por, kur ju jeni ulur ose qëndroni në këmbë, sidomos një kohë më të gjatë, gjaku në këmbët e juaja do të qëndrojë pa lëvizur dhe shtypja në vena do të rritet.
Venat e thella dhe venat perforatore zakonisht janë në gjendje t’i bëjnë rezistencë shtypjes së rritur për një periudhë kohore. Megjithatë, nëse ju keni ndjeshmëri të veçantë venat e juaja do të zgjerohen nëse rrini ulur ose qëndroni në këmbë një kohë më të gjatë. Ky zgjerim mund të bëjë që muret e venave tuaja të dobësohen dhe valvulat e venave të dëmtohen.
Cilat janë simptomat?
Nëse keni vena varikoze, në këmbët e juaja mund të ndjeni rëndim, djegie, lodhje ose ngërçe. Qëndrimi në këmbë ose ulur për një kohë më të gjatë mund të keqësojë simptomat e juaja. Mund të ndodhë, poashtu, që gjatë natës të keni ngërçe këmbësh. Në këmbën tuaj mund të shihni grumbuj të vegjël ose më të mëdhenj të nyejve që në të vërtetë janë vena. Ndonjëherë, lëkura e këmbës suaj mund të ndryshojë ngjyrën, të bëhet e irrituar ose edhe të çelë varrë.
Nëse keni vena varikoze masive, gjasat e juaja për të fituar trombozë të venave të thella janë më të mëdha se të njerëzve pa varikozitete. Tromboza e venave të thella paraqitet me të ënjtur të menjëhershme, të rëndë të këmbës. Tromboza e venave të thella është gjendje e rrezikshme për jetën, prandaj kërkon ndihmë të menjëhershme mjekësore.
Por, ka gjëra që mund të ndryshoni:
▪ Ushtroni çdo ditë. Edhe vetëm një ecje e shkurtër përreth shtëpisë do të ndihmojë qarkullimin tuaj
▪ Përpiquni të mbani peshën tuaj të rekomanduar për secilën periudhë të shtatzënësisë.
▪ Sa herë që mundeni mbani këmbët tuaja të ngritura. Përdorni kërrigën ose ndonjë mobile tjetër nën këmbë derisa qëndroni ulur dhe vendosni këmbët mbi jastëk derisa qëndroni shtrirë. Mos kryqëzoni këmbët ose kyçet tuaja derisa jeni ulur. Mos rrini ulur ose në këmbë në periudha më të gjata kohore pa bërë ndërprerje për t’u ngritur ose për të lëvizur.
▪ Fleni në krahun tuaj të majtë me këmbë mbi jastëk. Vendosni një jastëk tjetër prapa shpine për ta mbajtur vetën të kthyer majtas. Meqë vena cava është në anën e djathtë, qëndrimi mbi krahun e majtë e liron venën nga pesha e mitrës dhe rrjedhimisht zvogëlon shtypjen në venat e këmbëve. Sidomos kjo është e këshilluar dhe të themi edhe e domosdoshme për shtatzënat.
▪ Mbani çorapë elastike. Çorapet e tilla janë në dispozicion në shitore të specializuara dhe farmaci. Ato janë të fabrikuara për të prodhuar shtypje të graduar. Janë më të shtrëngueshme në zogun e këmbës (kavilën e këmbës) dhe vijnë duke u dobësuar nga lartë. Kështu, ato ndihmojnë lëvizjen e gjakut në drejtim të zemrës, zvogëlojnë të ënjturat dhe parandalojnë përkeqësimin e venave varikoze.
Çorapet vendosen në mëngjes, para zbritjes nga shtrati dhe mbahen të veshura gjithë ditën. Çorapet mund të mos jenë shumë të këndshme, sidomos kur bënë nxehtë, por sigurisht se janë më shumë të këndshme se venat varikoze kur komplikohen.
▪ Kujdesi i vogël që do t’iu kushtojmë këmbëve, do të mënjanonte jo vetëm pengesat momentale, por do të ndihmonte edhe në evitimin e komplikimeve të mëvonshme serioze. Nëse kalojmë shumë orë duke punuar në tavolinë, ose qëndrojmë në këmbë pa pushuar, na ngadalësohet qarkullimi, në të vërtetë na rritet sasia e gjakut që rrjedh poshtë dhe kësisoj pengon kthimin lart, drejt zemrës, ku duhet të pastrohet dhe të rikthehet në cikël që u përmend në fillim të këtij shkrimi. Madje as personat që veshin fustane të puthitura dhe të ngushta ose pantallona të ngushta, nuk janë të liruar nga lodhja dhe nga dobësia e këmbëve, sepse venat dhe enët limfatike duhet të jenë të lira për të kryer funksionin e tyre. Veshmbathja e ngushtë bënë vetëm presion në këto enë, dhe si pasojë, ngadalëson qarkullimin dhe kthimin venoz të gjakut. Po ashtu edhe ambienti tepër i ngrohtë është i dëmshëm për qarkullimin e gjakut dhe shkakton ndjenjën e peshës së rendë në këmbë.
▪ Shumë hulumtime të bërë deri më tani rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë. Nga ana tjetër është e rëndësishme që femrat të mos përdorin këpucë me take më shumë se tre ose katër centimetër dhe meshkujt të mos ngrenë pasha të rënda. Për të dyja gjinitë është e këshillueshme që gjatë ditës të mbahen çorapë kompresive sipas masave, e me shkallë të caktuar të kompresionit (CCL1 ose CCL2), nëse kanë vena të zgjeruara në këmbë. Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pesha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu ato mund të shfaqen pas kësaj moshe edhe tek meshkujt.
▪ Prej llojeve të sporteve janë të preferuara: noti, ecja, vrapimi, alpinizmi, skijimi, çiklizmi, patinazhi, kurse nuk janë të preferuar: garat me barka në ujë, zhytja në ujë, tenisi, karateja, ngritja e peshave të rënda, futbolli.
Nëse venat e juaja nuk zhduken, kontaktoni mjekun tuaj për mënyrën e trajtimit dhe mjekimit të mëtejshëm.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment