facebookgoogle plusrss feedmesazh

08 July 2013

“Despicable Me 2” - në krye të shikueshmërisë së filmave në Amerikë

“Despicable Me 2” siguroi kreun e top listës amerikane të filmave më të shikuar të vikendit për të dytën javë radhazi.
Filmi i animuar ka mposhtur konkurrencën për të qenë filmi më i popullarizuar i fundjavës me 82.5 milionë dollarë të ftuar, më shumë se dyfish se sa filmi i dyti i rreshtuar, “The Lone Ranger”.
Filmi tjetër i animuar, “Monster’s University”, që javën e kaluar mbajti kreun, këtë javë ka rënë për tre pozita në vendin e katërt me 19.59 milionë dollarë për të çuar në 216.13 milionë fitimin e përgjithshëm.

Rënie ka pësuar edhe “The Heat” që javën e kaluar ishte i dyti dhe tash bie i treti me 25 milionë dollarë.

Filmi i Brad Pitt, “World War Z” mbylli top pesëshin, ndërsa “Fast & Furious 6” ka mbetur jashtë top 10-shit për të parën herë që kur është lëshuar.

Top 10shi i filmave më të shikuar të vikendit në SHBA:

1. Despicable Me 2 – 82,518,000 dollarë;
2. The Lone Ranger – 29,432,000 dollarë;
3. The Heat – 25,000,000 (86,398,000) dollarë;
4. Monsters University – 19,590,000 (216,127,000) dollarë;
5. World War Z – 18,200,000 (158,758,000) dollarë;
6. White House Down – 13,500,000 (50,478,000) dollarë;
7. Man of Steel – 11,415,000 (271,206,000) dollarë;
8. Kevin Hart: Let Me Explain – 10,100,000 dollarë;
9. This Is The End – 5,800,000 (85,554,000) dollarë;
10. Now You See Me – 2,770,000 (110,415,000) dollarë.

Burimi: Telegrafi

No comments :

Post a Comment