Ish kryeministri i Kosovës i akuzuar për krime lufte në Gjyqin e Hagës, Ramush Haradinaj ka festuar ditëlindjen e tij si dhe 10 vjetorin e martesës me gazetaren Anita Haradinaj.
Kjo festë u mbajt në lokalet më luksoze në Prishtinë, bëhet e ditur se e gjitha kushtoi mbi 20.000 euro. Piata për person ka kushtuar 28 euro...
Duke e mbledhur ketu edhe shumën e tavolina, rreth 800 sëbashku kanë arritur vlerën 17.640 euro. Nikoqirët janë kujdesur edhe për dekorin, si mbulesat që kanë kushtuar mbi 700 euro, lulet e freskëta mbi 1000 euro, instalacionet, pishina etj.
Mysafirë kanë qenë politikanë, artistë, miq, familjarë, dhe gjithcka ka shkuar ashtu siq e kanë paraparë Anita dhe Ramushi. Për kënaqësinë e mysafirëve ishtë përkujdesur këngëtari Afrim Muqiqi, ndërsa më vonë ka kënduar Dafina Zeqiri për ti argëtuar edhe më shumë mysafirët. Prezente ka qenë edhe zonja e parë e shtetit Atifete Jahjaga. Deseri i fundit ishin edhe fishekzjarret në qiell që edhe ato arrinin një shumë të madhe parash.
Ju sjellim videon nga Prive këtu:
Burimi: albtime.com
No comments :
Post a Comment