facebookgoogle plusrss feedmesazh

10 July 2013

Kombi më i trashur në botë është....

Meksikanët kanë marrë nga amerikanët titullin aspak të dashur  “kombi më obez (i trashur) në botë”...

Edhe pse fqinjët e tyre veriorë ia kanë dalë të ruajnë shprehitë e veta të këqija në ushqim, meksikanët patën sukses të bëhen më të mirë në këtë fushë, dhe, madje t’ua kalojnë me numrin e të trashëve.

Pra, 70 për qind e popullatës së rritur në këtë shtet latino- amerikan ka kilogramë të tepërt e një e treta e saj është obeze si pasojë e konsumimit masiv të pijeve me gaz dhe të të ushqyerit të shpejtë, theksohet në raporton OKB-së.

Para 25 vjetësh, në Meksikë, vetëm 10 për qind  popullatës së rritur ka pasur problem me peshë e tani ky vend është në krye të listës me më shumti persona të trashur (32,8 për qind) duke e kaluar kështu SHBA  (31,8 për qind).

Në listën e më të trashurve pas dy të parave janë (31,6 për qind), Venezuela, Libia (me  30,8 për qind), e në majë janë edhe Argjentina, Iraku, Turqia, Kili...

Në vendin e 12 –të është Sllovenia, e në të 19-in  janë Britania e Madhe dhe Rusia.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se pesha e tepërt shkakton sëmundje serioze kronike si hipertension, sëmundje të zemrës, veshkave e diabetin dhe se ka ndërlidhje edhe me astmën, kancerin, depresionin dhe sëmundjet cerebrale e vaskulare.

Në raportin e KB –së theksohet se deri në vitin 2025 numri i të sëmurëve nga diabeti si pasojë e trashësisë do të arrijë 300 milionë persona, që është dyfish më shumë se sa në vitin 1998. 

No comments :

Post a Comment