Një adoleshente zvicerane ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe të tretë kur telefoni i intelegjent ka eksploduar në xhepin e saj.
Fanny Schlatter, 18, është lënduar kur Samsung Galaxy S3 kishte shpërthyer në xhepin e pantallonave të saj.
Ajo ka thënë se nuk e kishte ndier këmbën e saj të djathtë dhe se e ka në plan të ngritë padi kriminale kundër kompanisë Samsung.
Gazeta zvicerane në gjuhën franceze “Le Martin” ka raportuar se Schlatter ishte duke pikturuar në momentin kur dëgjoi zhurmën e eksplodimit.
“Pa pritur dëgjova një zhurmë të eksplodimit”, ka thënë ajo.
“Pastaj vinte një aromë e çuditshme kimike dhe pantallonat e mia të punës filluan të merrnin flakë”, ka shtuar Schlatter.
Flaka kishte shkuar deri në shpatullat e saj kur Schlatterit i erdhi në ndihmë shefja e saj, Stephane Kubler.
No comments :
Post a Comment