Komisioni Europian ka zbuluar projektin më të fundit shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me krijimin e një rrjeti interneti 100 Gbps që do mundë të përballojë “shpërthimin” e të dhënave.
KE në bashkëpunim me Japoninë ka vendosur të investojë plot 18 milion Euro për 6 projekte kërkimi që kanë për synim rritjen e efiçencës së teknologjive të rrjetave të Internetit.
KE theksoi se aktualisht për çdo minutë gjenerohen 1.7 milion miliard byte të dhënash dhe që rrjetet globale të përballojnë këtë volum që pritet të 18-fishohet deri në vitin 2018 është mëse e nevojshme që të ketë rritje të konsiderueshme të bandwidth-it.
Strauss është njëri prej projekteve që ka në plan zhvillimin e rrjetave me fibra optike me shpejtësi më të madhe se 100 Gbps që do të thotë se shpejtësia do të jetë 5000 herë më e madhe se shpejtësia mesatare e lidhjeve broadband në Europë (19.7 Mbps).
MiWEBA është projekti tjetër që do të financohet dhe ka për synim përballimin e rritjes së kapacitetit të të dhënave duke përmirësuar përdorimin e frekuencave ekzistuese të radios për të nxitur shpejtësi super të larta.
NECOMA është projekti që ka për synim eksplorimin e mënyrave të reja për rritjen e sigurisë së të dhënave personale si dhe vlerësimin e kërcënimeve të sulmeve kibernetike ndaj informacioneve sensitive.
Neelie Kroes, zv.Presidente e Komisionit Europian është shprehur: “Interneti i së ardhmes nuk duhet të njohë barriera, të paktën barrierat ekzistuese që kanë lindur si rezultat i mospërgatitjes për revolucionin e të dhënave”. (PCWorld Albanian)
- See more at: http://www.pcworld.al/komisioni-europian-prezanton-projektin-e-krijimit-te-internetit-me-shpejtesi-100-gbps/#sthash.KtZdpJS5.dpuf
No comments :
Post a Comment