facebookgoogle plusrss feedmesazh

13 July 2013

Nga Poli Jugor janë shkëputur 700 km² akull

Një kodër shumë e madhe akulli, me sipërfaqe 720 kilometra katrorë është shkëputur nga Poli Jugor dh e po lundron lirshëm nëpër Detin Amundsen, ka publikuar sajti shkencor amerikan Live Science.

Me xhirimin nga sateliti në 8 korrik të këtij vitit u vërtetua se po përfundon procesi i vëzhguar gjatë kohë i shkëputjes së mbulesës së akullt afër ujdhesë Pine Island, në  Antarktik, kanë thënë shkencëtarë amerikanë.

Agjencia gjermane e gjithësisë (DLR) e cila udhëheq me satelitin "TerraSAR-X" vëzhgimin e Tokës, që nga fundi i vitit 2011, në bashkëpunim me NASA - n amerikane kishte zbuluar të çarën e madhe në gleçerin Pine. 

E çara ka qenë e gjatë 24 kilometra dhe e gjerë 50 metra.

Në majin e vitit 2012 fotot satelitore kishin zbuluar edhe një të çarë.

Gleçeri në Pine po zvogëlohet pasi që po shkrihet, porse procesi i shkëputjes ende nuk është shpjeguar.  

No comments :

Post a Comment