Bukuria e Catherine Zeta-Jones tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit “Red 2” në Los Angeles. Aktorja 43-vjeçare pozoi për fotografët në tapetin e kuq.
Filmi “Red 2” është vazhdimi i komedisë aksion “Red”, ku aktorja nga Uellsi, bashkëshortja e aktorit Michael Douglas, interpretoi rolin e spiunes, si e dashur e personazhit Frank Moses, që interpretohet nga Bruce Willis në film.
Si transmeton TCH, në kastin e këtij filmi janë edhe aktorët Helen Mirren, Mary Louise Parker dhe John Malkovich.
No comments :
Post a Comment