facebookgoogle plusrss feedmesazh

04 July 2013

Shkon i takon të 626 miqtë që ka në “Facebook”

Ideja i lindi natën e Vitit të Ri 2010, teksa komunikonte në “Facebook” me një mik që ndodhej në Xhakarta dhe i shkruante një letër të vërtetë, prej karte, një tjetri në Afganistan. Të dy të rëndësishëm, të njohur në periudha të ndryshme, larg nëpër botë.  


Atëherë i hodhi një sy listës së miqve në rrjetin social. Edhe pse ishin mbi 600, ajo sërish po e kalonte natën e fundit të vitit e vetme në një shtëpi në Mein, me kompjuterin ndezur. Pyetja nuk iu shqit më nga mendja: “Ç’jemi për njëri-tjetrin?”.

Tanja Hollander, fotografe 41-vjeçare, e kërkoi përgjigjen në terren. Ndaj vendosi të shkojë e t’i takojë që të 626 miqtë në “Facebook”, shumicën dërrmuese të të cilëve nuk i kishte parë kurrë së gjalli.

Kështu mori udhë projekti “Are you really my friend?” (A je vërtet miku im?). Etapa e parë: Uashington D.C.

 “Që atëherë, në 2011-ën, kam shkuar në 20 shtete. Kam lëvizur me metro, aeroplan, autobus, tren... Kam fotografuar 330 njerëz dhe kam bërë mbi 400 miq të tjerë. Tani dua të ndalem pak, në pesë muajt e fundit s’kam bërë gjë tjetër veçse kam lëvizur”, transmeton Start rrëfimin e Tanjes.

Ajo betohet se nuk ka pasur asnjë moment të sikletshëm, vetëm është befasuar nga gatishmëria e njerëzve.

 “Brenda një apo dy vitesh, nëse do gjej pará për të dalë jashtë vendit, shpresoj që të bëj edhe një libër”, vijoi. 

No comments :

Post a Comment