facebookgoogle plusrss feedmesazh

08 July 2013

Të martën, nis Muaji i shenjtë i Ramazanit

Të martën është dita e parë e Ramazanit, njëri prej muajve më të rëndësishëm për myslimanët.

Ky muaj i shenjtë është periudha kur besimtarët myslimanë përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij. Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë.

Pas përfundimit të tij është Festa e Bajramit të Madh. 

Agjërim të lehtë dhe ngritje shpirtërore ju dëshirojmë besimtarëve musliman.


No comments :

Post a Comment