Askush nuk e ve në dyshim se iPhone konsiderohet si një “pajisje luksi”, veçanërisht në tregje si ato aziatike.
Por kjo nuk i ka penguar dizajnerët që të mendojnë se si ta bëjnë edhe më luksoz iPhone-in duke dekoruar kapakët e tij, të cilat kanë çmime marramendëse.
Më i fundit është një kapak për iPhone 5 dhe iPhone 5S, i cili ofrohet si në modelin me argjend ashtu edhe në atë me flori. Janë 200 diamantë ata që përbëjnë kapakun dhe çmimi është pak më shumë se 38 500 $ (3,776,000 jen japonezë).
Edhe pse ato shiten aktualisht vetëm në Japoni, presidenti i kompanisë së bizhuterive që i ka krijuar ato, shprehet se shpreson që shumë shpejt t’i shesë në të gjithë botën. “Duke qenë se iPhone shitet në të gjithë botën, do të parapëlqenim që t’i promovonim kapakët edhe jashtë Japonisë në të ardhmen,” tha Yutaro Akiyama, presidenti i Akiyama Co.
Por çfarë i bën ato realisht kaq të shtrenjta? Floriri është 18 karat dhe përveç tij, kapaku ka edhe 207 diamantë prej 1.71 karatësh në total.
Versioni më i lirë vjen me argjend dhe zirkon kubikë, të cilat e çojnë çmimin në 377,600 jen (3900 $).
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment