Dy milionë euro është çmimi me të cilin prej tre vitesh ka dalë në shitje ishulli kroat Daska, i quajtur ndryshe si “ishulli i vdekjes”.
Ishulli mbresëlënës kroat ka brenda tij një manastir të shekullit 12-të, një pyll dhe shumë plazhe private. Megjithatë askush nuk ka guxuar ta blejë atë. Kjo për shkak të historisë famëkeqe që ishulli fsheh brenda tij.
Aty janë therur brutalisht rreth 48 simpatizantë nazistë nga forcat partizane, në vitin 1944. Qytetarët lokalë prej vitesh flasin për legjenda urbane, sipas të cilave, fantazmat e njerëzve të vrarë qarkullojnë në kërkim të drejtësisë.
Në 24 tetor 1944, partizanët jugosllavë festuan aty fitoren mbi forcat naziste. 48 njerëzit e vrarë ishin akuzuar si bashkëpunëtorë me nazistët, së bashku me priftin e njëkohësisht kryetarin e Bashkisë së qytetit, Petar Perica – raporton Gazeta Start.
“Ishulli i vdekjes” ndodhet pranë qytetit turistik të Dubrovnikut, i cili është një vend që tërheq miliona turistë dhe është pjesë e UNESCO-s.
Disa nga emrat e njohur që kanë kaluar pushimet në këtë ishull janë, Roman Abramovich, Catherine Zeta-Jones, Michael Douglas, Tom Cruise e Steven Spielberg.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment