facebookgoogle plusrss feedmesazh

24 October 2013

Autobiografia e Tajson: Doja ta vrisja Evander Holifild

Majk Tajson ka pranuar se “donte ta vriste” Evander Holifiild  gjatë përballjes së tyre të famshme në vitin 1997, ku Tajson e kafshoi atë tek veshi. Në një ekstrakt nga autobiografia e tij botuar në “Daily Telegraph Sydney”, Tajson thotë se ishte i zëmëruar që Evander Holifiild e kishte mundur. “Unë thjesht doja ta vrisja. Isha i zemëruar, isha një ushtar i padisiplinuar dhe kisha humbur qetësinë time. Kështu që e kafshova atë në vesh.”

Kur Tajson u skualifikua për një kafshim të dytë, ai zbulon se ende donte ta sulmonte Holifiild. Tajson, po ashtu, kujton edhe zemërimin e publikut të gjerë, që ishte i pranishëm në përballjen e shumëpritur, dhe sherrin masiv të njerëzve pas pallatit MGM Grand.

Burimi: panorama-sport.com

No comments :

Post a Comment