facebookgoogle plusrss feedmesazh

20 October 2013

Floriana Garo dhe Gent Bejko, prezantues të “Miss Globe 2013”

Janë zbuluar disa detaje të natës finale të spektaklit të “Miss Globe 2013”, që do të mbahet mbrëmjen e 2 nëntorit në Durrës. Përveç një skenografie madhështore që Rebus Studio po punon, producenti i spektaklit Petri Bozo ka menduar edhe për surprizat e mbrëmjes. 

Ato fillojnë që me përzgjedhjet e dy prezantuesve të këtij viti, që do të jenë Floriana Garo dhe Gent Bejko. Një dyshe shumë e njohur sa i takon skenës shqiptare (bashkëpunëtorë edhe herë të tjera të “Deliart Association”) dhe që këtë vit do të shënohen edhe si prezantuesit e edicionit të 40-të të garës ndërkombëtare të bukurisë.

“Jo rastësisht kjo zgjedhje”, thotë Bozo. “Së pari, sepse të dy ata janë personazhe që kanë jetuar jashtë Shqipërisë dhe njohin shumë mirë specifikat në prezantim të një eventi të tillë ndërkombëtar. Së dyti, sepse një dyshe e tillë e plotësojnë shumë mirë njëri-tjetrin: Genti ka edhe batutën, pra mbulon këtë pjesë në prezantim, ndërsa Floriana ka staturën serioze të këtij prezantimi, dualiteti i të cilit më ka pëlqyer që në fillim.

Janë një çift që u përgjigjen shumë mirë kërkesave të publikut të zgjedhur të Miss Globe, por edhe telespektatorëve që do ta ndjekin nga ekrani”.

Një tjetër veçanti që premton surpriza të këndshme, do të jetë edhe prania në skenë e disa prej konkurrentëve të spektaklit “Dancing with the stars”. Siç dihet, në këtë edicion të 4-t të garës në kërcim të VIP-ve shqiptarë do të jetë konkurrent edhe vetë producenti i “Deliart Association”, Petri Bozo. Prandaj disa prej konkurrentëve të tij në këtë garë promon e kësaj sfide do ta bëjnë pikërisht në skenën e madhe të “Miss Globe 2013”.

Burimi: Pjesë nga BotaSot

No comments :

Post a Comment