Modeli i shumë-përfolur i kompanisë LG, modeli me ekranin e lakuar G Flex, tashmë është bërë zyrtar, ndërsa janë bërë publike të gjitha detajet dhe specifikat e këtij telefoni.
LG G Flex do të vijë me procesorin quad core 2.26GHz Qualcomm Snapdragon 800, bashkë me Adreno 330 GPU dhe 2GB RAM.
Për më shumë, telefoni i mençur i LG-së me vete sjell edhe 32GB memorie të brendshme, si dhe baterinë me 3,500 mAh, e cila është poashtu e lakuar, siç ishte paralajmëruar më herët.
LG G Flex sjell edhe dy kamera, atë të përparmen me 2.1 mega-piksel si dhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel për foto dhe video cilësore.
Karakteristikat tjera të LG G Flex përfshijnë edhe Android 4.2.2 Jelly Bean, lidhjet për rrjetet LTE-A, Bluetooth 4.0, USB 3.0, NFC dhe 802.11 a/b/g/n/ac WiFi, ndërsa pajisja nuk do të ketë asnjë buton në pjesën e përparme të saj.
LG G Flex do të vijë me ekranin e lakuar në diagonalen prej 6 inç, ndërsa “thyerja fizike” e ekranit do të jetë vertikale nga lart-poshtë, që është pak më ndryshe se sa modeli rival i telefonit të Samsung, Galaxy Round, të cilën kompania jug-koreane e ka prezantuar së fundmi.
LG ka thënë gjithashtu se G Flex vjen me teknologjinë ‘e vetë-shërimit ‘, i cili është një film i veçantë mbrojtës në pjesën e prapme të pajisjes, e cila duket se do të heqë çdo gërvishtje në pjesën e prapme të mbështjellësit të pajisjes së avancuar mobile.
Debutimi i LG G Flex muajin e ardhshëm do të paraqitet tek shumica e telefonive mobile në Korenë e Jugut, ndërsa ende nuk dihet asgjë për çmimin e mundshëm të cilin duhet ta paguajë blerësi.
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment