Në përpjekje për të shtrirë biznesin e vet edhe në dyqanet fizike përveç atyre online, Pay Pal ka vendosur të prezantojë një mënyrë të re pagese që konsiston në përdorimin e një aplikacioni në vend të kartave të kreditit apo parave në dorë.
Mënyra e re e pagesës e quajtur “Payment Code”...
lejon përdoruesit të kryejnë pagesat nëpërmjet aplikacionit të tyre Pay Pal ose nëpërmjet aplikacionit të shitësit që është i integruar me Pay Pal. Për të funksionuar duhen kaluar vetëm disa hapa të thjeshtë.
Fillimisht është e nevojshme që përdoruesi të përcaktojë dyqanin ku do të kryejë blerjen.
Më pas në qoftë se shitësi ka pajisje për skanimin e bar-kodeve, aplikacioni do të gjenerojë automatikisht një kod QR (Quick Response) i cili do të skanohet te kasa për të kompletuar transaksionin.
Për ato dyqane që nuk kanë skanera bar-kodesh aplikacioni do të shfaqë një kod me katër shifra që do të shërbejë si input për pagesën. Kjo metodë e re pagese pritet të lançohet vitin e ardhshëm.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment